Trump: Pse Banka Botërore i jep kredi Kinës?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93018-trump_pse_banka_botërore_i_jep_kredi_kinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 07, 2019 20:49 Europe/Tirane
  • Trump: Pse Banka Botërore  i jep kredi Kinës?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.

“Pse Banka Botërore po i huazon para Kinës? A është kjo e mundur? Kina ka shumë para, edhe nëse ata nuk kanë, i krijojnë. STOP”, ka shkruar në Twitter presidenti amerikan më 6 dhjetor. Banka Botërore më 5 dhjetor miratoi një plan për të ndihmuar Kinën me 1 miliard deri në 1,5 miliard dollarë kredi me interes të ulët, deri në qershorin e vitit 2025. Ndërkohë, sipas njoftimeve, një lider amerikan ka thënë kohët e fundit se Kina është zhvilluar shumë, por kjo është bërë me paratë e SHBA-së. Duke folur për këtë, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha se arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë ardhur nga bamirësia e ndonjë individi ose vendi të caktuar. "Shikoni në mbarë botën. A ekziston ndonjë vend i aftë për ta zhvilluar Kinën me paratë e tij? Shumë qesharake! Arritjet e zhvillimit të Kinës nuk kanë rënë nga qielli dhe nuk kanë qenë lëmoshë e ndonjë individi ose e ndonjë vendi. Zhvillimi i Kinës është arritur nga puna, mençuria dhe guximi i popullit kinez." Hua shtoi se qysh nga viti 1987, kur filloi regjistrimi i statistikave për investimet e huaja në Kinë, Kina ka përdorur mbi 2 trilionë dollarë investime të huaja, nga të cilat pak më shumë se 80 miliardë dollarë nga ShBA-ja, duke zënë vetëm rreth 4 për qind të investimeve të huaja.