Rusia rrëzoi dronin amerikan në Libi
(last modified Sat, 07 Dec 2019 19:52:26 GMT )
Dhjetor 07, 2019 20:52 Europe/Tirane
  • Rusia rrëzoi dronin amerikan në Libi

Ushtria amerikane pretendon se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse qëlluan një dron amerikan mbi kryeqytetin Libian muajin e kaluar, duke kërkuar që Moska të kthejë pjesët e dronit.

Në një deklaratë të lëshuar më 22 nëntor, Komanda Amerikane për Afrikën (AFRICOM) tha se kishte "humbur" një dron të pilotuar nga distanca mbi Tripoli gjatë asaj që ajo i quajti operacione "për të vlerësuar situatën e sigurisë dhe për të monitoruar aktivitetin e dhunshëm ekstremist ". AFRICOM nuk dha një arsye për humbjen e dronit, duke përmendur se incidenti ishte nën hetim. Të Shtunën, gjenerali Stephen Townsend, kreu i AFRICOM, tha se ai besonte se operatorët e mbrojtjes ajrore "nuk e dinin se ai ishte një dron amerikan kur ata qëlluan mbi të". "Por tani ata me siguri e dinë se kujt i përket dhe ata nuk pranojnë ta kthejnë atë. Ata thonë se nuk e dinë se ku është, por unë nuk e besoj këtë", i tha ai Reuters. Townsend gjithashtu drejtoi gishtin akuzues drejt Rusisë mbi kaosin e fundit në Tripoli, duke thënë: "Kjo nënvizon ndikimin malinj të mercenarëve rusë që veprojnë për të ndikuar në rezultatin e luftës civile në Libi, dhe të cilët janë drejtpërdrejt përgjegjës për rritjen e fundit dhe të mprehtë të luftimeve, viktimave dhe shkatërrimit rreth Tripolit ".

 

Tags