Hiqet pika e çarmatosjes nga bisedimet Amerikë-Kore e veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93023-hiqet_pika_e_çarmatosjes_nga_bisedimet_amerikë_kore_e_veriut
Kim Sung përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB, ka deklaruar se çështja e çarmatosjes së vendit të tij është lënë plotësisht mënjanë në bisedimet dhe dialogun mes Amerikës dhe Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 05:26 Europe/Tirane
  • Hiqet pika e çarmatosjes nga bisedimet Amerikë-Kore e veriut

Kim Sung përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB, ka deklaruar se çështja e çarmatosjes së vendit të tij është lënë plotësisht mënjanë në bisedimet dhe dialogun mes Amerikës dhe Koresë së Veriut.

Kim Sung ndër të tjera vuri në dukje se amerikanët gjatë procesit të negociatave nuk janë treguar aspak të sinqertë shtoi se Uashingtoni duke shtyrë afatin e negociatat kërkon të përfitojë kohë deri në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Përfaqësuesi i Koresë së Veriut në OKB ndër të tjera tha; Donald Trump, president i Amerikës kërkon t’i përdorë bisedimet e Uashingtonit me Penianin si një dosje për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë. Kim Jung Un lideri i Koresë së Veriut dhe Donald Trump president i Amerikës janë takuar 3 herë. Në takimin e Singaporit është rënë dakord për çarmatosjen e plotë bërthamore të Koresë së Veriut kundrejt garantimit të sigurisë së këtij vendi nga ana e Amerikës. Deri tani Amerika nuk ka hedhur hapa konkretë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe kjo ka ngjallur reagimin tepër kritik të Phenianit.