Vazhdon kaosi i protestave në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93025-vazhdon_kaosi_i_protestave_në_francë
Franca po përballet ndërprerje të shumë shërbimeve kryesore pasi punëtorët kundër reformës Emmanuel Macron për pensionet hynë në ditën e dytë të grevës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 05:26 Europe/Tirane
  • Vazhdon kaosi i protestave në Francë

Franca po përballet ndërprerje të shumë shërbimeve kryesore pasi punëtorët kundër reformës Emmanuel Macron për pensionet hynë në ditën e dytë të grevës.

Transporti publik, shkollat dhe spitalet janë prekur nga greva. Të paktën 800.000 njerëz protestuan dje. Ndërsa në disa qytete u raportuan përleshje. Sindikatat kanë bërë thirrje për demonstrata masive. Planet e presidentit Emmanuel Macron për një skemë universale pensionesh hasën në kundërshti të fortë. Punëtorët u zemëruar pasi sipas reformës ata do dalin në pension më vonë ose do përballen me pagesa më të ulta. Franca aktualisht ka 42 skema të ndryshme pensionesh në sektorët e saj privat dhe publik, që ndryshojnë kur punonjësit dalin në pension dhe përfitimet që marrin. Macron thotë se planet e tij për një sistem universal do ishte më e drejtë, por shumë punëtorë janë kundër. Grevat kanë përfshirë njerëz nga një gamë e gjerë profesionesh, përfshirë zjarrfikës, mjekë dhe punonjës transporti. Qeveria e Macron raportohet se po planifikon të marrë masa për grevat në fundjavë. Por disa sindikata janë zotuar të vazhdojnë grevën derisa ai të braktisë heq dorë nga ideja e tij.