Josep Borrell thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93040-josep_borrell_thekson_nevojën_për_ruajtjen_e_marrëveshjes_bërthamore
Shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është një përgjegjësi kolektive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 11:21 Europe/Tirane
  • Josep Borrell thekson nevojën për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore

Shefi i diplomacisë evropiane deklaroi se ruajtja e marrëveshjes bërthamore është një përgjegjësi kolektive.

Josep Borrell të shtunën me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Marrëveshja bërthamore është jetike për sigurinë globale dhe për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe ne kemi përgjegjësi kolektive për t'a ruajtur këtë marrëveshje me Iranin".

Josep Borrell në mesazhin e tij në Twitter ka shtuar: "Në vazhdim të organizimit të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, si koordinator i këtij takimi, e mbështes thirrjen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe për të përmbysur procesin aktual negativ në lidhje me këtë marrëveshje".

Vlen të theksohet se takimi i 14-të i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore u zhvillua më 6 dhjetor në Vjenë të Austrisë duke u kryesuar nga Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe Helga Shmidt, zv/përfaqësuesja e diplomacisë evropiane.