Protestuesit francezë djegin flamurin e BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93048-protestuesit_francezë_djegin_flamurin_e_be
Gjatë tri ditëve me radhë, në kryeqytetin e Francës ka pasur demonstrata të dhunshme, për shkak të sistemit të ri të pensionimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 08, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Protestuesit francezë djegin flamurin e BE

Gjatë tri ditëve me radhë, në kryeqytetin e Francës ka pasur demonstrata të dhunshme, për shkak të sistemit të ri të pensionimit.

Ditën e sotme, marshi i demonstruesve ka nisur para Ministrisë së Financave dhe është shpërndarë më pas në qendrat kryesore, me kërkesën për drejtësi ekonomike dhe reformat për pension më të mirë. Policia franceze ka përdorur dhunën për të shpërndarë protestuesit dhe ka hedhur gaz lotsjellës mbi aktivistët, derisa ka kryer edhe disa arrestime. Policia u përlesh me aktivistët e jelekëve të verdhë në Paris, në fundjavën e 56-të prej se kanë filluar demonstratat e para, ndërsa bllokadat në autostradë dhe grevat e trenave ndërprenë udhëtimet e planifikuara. Gjatë protestave antiqeveritare në Francë, sot protestuesit për herë të parë dogjën flamurin e BE në shenjë zemërimi për politikat e këtij unioni.