Shtohet shitja e armatimeve në botë
(last modified Mon, 09 Dec 2019 14:34:23 GMT )
Dhjetor 09, 2019 15:34 Europe/Tirane
  • Shtohet shitja e armatimeve në botë

Instituti për Paqe Ndërkombëtare i Stokholmit në një raport  të tij, ka njoftuar për shtimin e tregtisë së armatimeve në tregun botëror gjatë një viti të kaluar.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Instituti për Paqe Ndërkombëtare i Stokholmit ditën e hënë në këtë raport, deklaroi se shitja e armatimeve në botë gjatë vitit 2018, në tregun të cilin e mbizotëron Amerika, ka shënuar rritje me 6.4 %.

100 prodhuesit e armëve në botë me një qarkullim financiar 420 miliardë dollarë, ka qenë temë e hulumtimit të këtij raporti.

Aude Fleurant, drejtorja e programit të armatimeve në Institutin për Paqe Ndërkombëtare të Stokholmit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, deklaroi se gjatë një periudhës njëvjeçare, duke marrë parasysh nivelin e lartë të shitjes së armatimeve amerikane, kjo rritje e shitjes është shumë e konsiderueshme.

Industria e prodhimit të armatimeve në Amerikë ka në dispozicion 59% të tregut të shitjes së armatimeve dhe qëndron në krye të kësaj tregtie, ndërsa qarkullimi financiar i kësaj industrie është mbi 246 miliardë dollarë dhe përgjatë një viti ka shënuar rritje me rreth 7%.

Kompanitë e Amerikës po përfitojnë më së shumti nga strategjia e presidentit amerikan Donald Trump, i cili dëshiron t'a modernizojë fuqinë mbrojtëse të Amerikës për t'i forcuar pozicionet e këtij vendi përball Rusisë dhe Kinës.

Rusia gjithashtu pozicionohet në vendin e dytë të prodhuesve të mëdhenj të armatimeve duke mbajtur në dispozicion 8.6% të tregut të armatimeve më lartë se Britania që me 8.4% të këtij tregu pozicionet në pozitën e tretë. Franca me 5.5%, radhitet në pozitën e katërt.

 

Tags