Kili: Rrëzohet avioni ushtarak me 38 pjesëtarë në bord
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93073-kili_rrëzohet_avioni_ushtarak_me_38_pjesëtarë_në_bord
Një aeroplan  ngarkese i Forcës Ajrore të Kilit u rrëzua në Antarktik me 38 persona në bord.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Kili: Rrëzohet avioni ushtarak me 38 pjesëtarë në bord

Një aeroplan  ngarkese i Forcës Ajrore të Kilit u rrëzua në Antarktik me 38 persona në bord.

Forca Ajrore e Ushtrisë së Kilit në një deklaratë të martën tha se një prej avionëve të tij ushtarak u rrëzua me 38 pasagjerë, ku 17  prej tyre ishin pjesëtarë në ekuipazhin e fluturimit dhe 21 ishin pasagjerë. C-130 Hercules të hënën në mbrëmje u ngrit nga një bazë në qytetin jugor Punta Arenas në Kili dhe humbi kontaktin me qendrën e kontrollit disa orë më vonë, thanë zyrtarët ushtarakë të Kilit. Avioni ishte duke fluturuar për të kryer një mision mbështetjeje logjistike dhe mirëmbajtjeje.