Raketa gjigande e NASA-s gati në vitin 2020
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93097-raketa_gjigande_e_nasa_s_gati_në_vitin_2020
Raketa gjigande e NASA për misionin e ardhshëm në Hënë do të jetë gati në vitin 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2019 05:01 Europe/Tirane
  • Raketa gjigande e NASA-s gati në vitin 2020

Raketa gjigande e NASA për misionin e ardhshëm në Hënë do të jetë gati në vitin 2020.

Administratori i NASA’s, Jimb Brindenstine dhe mediat kanë kryer një vështrim nga afër të një rakete të madhe, të sapo përfunduar që synon për dërgimin e një gruaje dhe një burri në Hënë, transmeton Gazeta Metro. Brindenstine ishte në New Orleans për të parë raketat në fazën e tyre thelbësore për Sistemin e Nisjes Hapësinore të NASA’s në Qendrën e Asamblesë në Michoud, ku u ndërtua për programin Artemis të NASA-s. Kjo raketë do të niset për një fluturim provë, pa ekuipazh në një mision i njohur si Artemis. Ky mision do dërgonte një burrë dhe një grua në polin jugor të Hënës. ”Ne po bëjmë përparim të rëndësishëm drejt arritjes së këtij misioni Artemis III dhe dërgimit të gruas së parë, dhe burrit të ardhshëm në polin jugor të Hënës në vitin 2024”, tha Bridenstine