Nobelistja mbron ushtrinë më famëkeqe në botë
(last modified Wed, 11 Dec 2019 19:22:22 GMT )
Dhjetor 11, 2019 20:22 Europe/Tirane
  • Nobelistja mbron ushtrinë më famëkeqe në botë

Udhëheqësja shpirtërore e Mianmarit dhe ish-fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Aung San Suu Kyi mori pjesë të mërkurën në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe jo vetëm që mohoi akuzat për vrasje masive, përdhunime dhe shpërngulje të qindra mijëra myslimanëve Rohingia në provincën Rakhine në vitin 2017, por edhe e mbrojti për të disatën herë ushtrinë, të cilën OKB e ka quajtur ushtria më famëkeqe në botë.

Ajo pretendoi në gjykatë se Gambia ka paraqitur një pamje jo të plotë dhe mashtruese të situatës reale në shtetin Rakhine. Megjithë konfirmimin e ikjes së myslimanëve Rohinga nga shteti Rakhine në zonat kufitare në Bangladesh në 2017, Udhëheqësja shpirtërore e Mianmarit tha se situata në Rakhine ishte komplekse në atë kohë dhe se ushtria dhe ushtarët e Mianmarit nuk mund të akuzoheshin për vrasje masive. Nobelistja e Paqes Aung San Suu Kyi, u shndërrua në torturuese dhe masakruese të një pjese të popullit të saj. Në gusht 2017, ushtria e Mianmarit me pëlqimin e humanistes fiktive, ndërmori një fushatë barbare kundër pakicës myslimane të cilën junta ushtarake që ishte në pushtet para Suu Kyi e kishte shpallur apatride të paatdhe. Nga fushata barbare që synonte spastrimin etnikisht dhe fetarisht të Mianmarit, shpëtuan rreth 740 mijë Rohingya muslimanë të cilët u dëbuan në Bangladesh, në mes baltës dhe mizerjes, pa guxuar as t'i vajtojnë familjarët që u masakruan dhe u dogjën të gjallë në fshatrat e tyre.

 

Tags