Sudani qendra më e madhe e CIA-s në Afrikë
(last modified Thu, 12 Dec 2019 15:08:14 GMT )
Dhjetor 12, 2019 16:08 Europe/Tirane
  • Sudani qendra më e madhe e CIA-s në Afrikë

Sekretari i partisë komuniste të Sudanit ka kritikuar ashpër qeverinë e këtij vendi për shkak të vendosjes së qendrës më të madhe të CIA-s në këtë kontinentin e Afrikës.

Agjencia e lajmeve  Fars njoftoi se Muhamed Mokhtar Al-Khatib, sekretari i përgjithshëm i partisë komuniste të Sudanit, në një intervistë me gazetën libaneze "Al-Akhbar", ka theksuar: "Forcat tona në kontinentin e zi në kuadër të forcave AFRICOM (Shtabit Komandues Afrikan të SHBA-ve) po luftojnë për mbrojtjen e interesave të Amerikës dhe nën komandën e sekretarit amerikan të mbrojtje. Në vendin tonë është vendosur qendra më e madhe e CIA-s në kontinentin e Afrikës. Ne nuk dëshirojmë që territori ynë dhe qielli i vendit tonë të bëhet burim për vendosjen e hegjemonisë ndaj të tjerëve ose për dëmtimin e popujve të vendeve rreth nesh".

Ai në vazhdim, ish-regjimin e Omar Al-Bashir e konsideroi përgjegjës për praninë e ushtarëve sudanezë në Jemen dhe shtoi: "Ushtarët tanë në Jemen po marrin pjesë në një luftë e cila nuk ka kurrfarë lidhje me ne".  

Vlen të theksohet se Sudani që nga 19 dhjetori i vitit 2018, u përfshirë nga protestat qytetare në Khartum dhe në qytetet e tjera të cilat filluan për shkak të rritjes së çmimeve dhe gjendjes së keqe ekonomike dhe në fund më 11 prill të vitit 2019, rezultuan me largimin nga pushteti të Omar Al-Bashir dhe me ardhjen në pushtet të një qeverie të tranzicionit.

 

Tags