Luftime të ashpra në Tripoli të Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93160-luftime_të_ashpra_në_tripoli_të_libisë
Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcat e gjeneralit Khalifa Haftar kanë zhvilluar luftime të ashpra në zonat rreth aeroportit të Tripolit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2019 15:57 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra në Tripoli të Libisë

Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcat e gjeneralit Khalifa Haftar kanë zhvilluar luftime të ashpra në zonat rreth aeroportit të Tripolit.

Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi se në luftimet e zhvilluara mes forcave të qeverisë së pajtimit kombëtar dhe forcave të ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” të drejtuara nga gjenerali Khalifa Haftar, në zonat rreth aeroportit të Tripolit dhe sipas burimeve lokale, këto luftime po vazhdon me intensitet të lartë.

Ndërkohë forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar kanë bërë të ditur se kanë marrë nën kontroll rajonin Al-Tughar dhe kanë shkatërruar katër automjete të blinduara të Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë rajon.