Protestë e dhunshme kundër Boris Johnson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93170-protestë_e_dhunshme_kundër_boris_johnson
Disa qindra protestues të zhurmshëm marshuan nëpër Londrën qendrore të premten për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve në Britani.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 08:16 Europe/Tirane
  • Protestë e dhunshme kundër Boris Johnson

Disa qindra protestues të zhurmshëm marshuan nëpër Londrën qendrore të premten për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve në Britani.

Protesta u bë e dhunshme, pasi protestuesit u vërsulën kundër linjave të policisë. Një protestues u pa duke u gjakosur nga goja, pasi forcat e sigurisë u përleshën me demonstruesit. Duke mbajtur pankarta ku lexohej "Refuzoni qeverisjen e konservatorëve" dhe "Mirësevini Refugjatëve", protestuesit marshuan me shpejtësi përballë rezidencës së Johnson në Downing Street dhe deri në Sheshin Trafalgar, duke bllokuar trafikun dhe duke tërhequr një prani të madhe të policisë. Sipas rezultateve përfundimtare, Konservatorët kanë fituar 365 ulëse nga 650 sa i ka Parlamenti britanik. Ndërkaq nëse gjithçka shkon sipas planit, Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja më 31 janar. “Fitorja do t’i mundësojë qeverisë ta kryej çështjen e Brexitit, dhe se Britania e Madhe gjatë muajit të ardhshëm edhe zyrtarisht do të largohet nga Bashkimi Evropian”, ka porositur Johnson gjatë një fjalimi pas fitores.