Gjykata e Sudanit urdhëron burgosjen e Omar Al-Bashir
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93201-gjykata_e_sudanit_urdhëron_burgosjen_e_omar_al_bashir
Presidenti i shkarkuar i Sudanit është shpallur fajtor në dosjen e korrupsionit dhe është dënuar me 10 vjet burg në institucionin "Reforma Sociale", mirëpo gjykata duke marrë parasysh moshën e tij, dënimin e tij e ka reduktuar në dy vjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 13:12 Europe/Tirane
  • Gjykata e Sudanit urdhëron burgosjen e Omar Al-Bashir

Presidenti i shkarkuar i Sudanit është shpallur fajtor në dosjen e korrupsionit dhe është dënuar me 10 vjet burg në institucionin "Reforma Sociale", mirëpo gjykata duke marrë parasysh moshën e tij, dënimin e tij e ka reduktuar në dy vjet.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Omar Al-Bashir, presidenti i shkarkuar i Sudanit i cili u rrëzuar nga pushteti tetë muaj më parë si pasojë e protestave, sot doli para gjyqit dhe u dënua me dy vjet burg me akuzën e korrupsionit financiar.

Sot u zhvillua seanca e gjykatës së apelit për shqiptimin e dënimit kundër Omar Al-Bashir dhe më parë janë zhvilluar seancat gjyqësore për gjykimin e tij.

Al-Sadik Abdurrahman, gjykatësi i gjykatës së apelit, duke marrë parasysh akuzat e ngritura dhe mbrojtjen e Omar Al-Bashir në seancat e kaluara, në lidhje me korrupsionin financiar dhe zbulimin e 6 milionë euro në shtëpinë e tij, e ka dënuar atë me 10 vjet burg, mirëpo pasi Omar Al-Bashir është në moshën mbi 70 vjeçare, dënimin e tij e ka ulur në 2 vjet.