Akti i 57-të i jelekëve të verdhë
Këtë të Shtunë, 14 Dhjetor, Akti i 57-të i jelekëve të verdhë përkoi me grevën e përgjithshme kundër reformës së pensioneve në disa qytete franceze, ku mobilizimi popullor vazhdon.
Në Paris, jelekët e verdhë e filluan marshimin rreth orës 01:00 pasdite. Si çdo javë, drejtoria e policisë dislokoi forca të mëdha policie në kryeqytet dhe ka ndaluar hyrjen e jelekëve të verdhë në disa zona, duke përfshirë Champs-Élysées. Mobilizimi gjithashtu vazhdon edhe në provinca. Në Nantes u organizua një miting me jelekë të verdhë dhe demonstrues të tjerë kundër masave të qeverisë. Manifestimi po vazhdon me qetësi, sipas mediave lokale. Në Montpellier, një vëzhguese nga Lidhja e të Drejtave të Njeriut u gjykua përsëri. Aktivistja Camille Halut u procedua penalisht për fshehjen e fytyrës së saj dhe "për rebelim në protestë". 14 Dhjetori ishte jo vetëm dita e mobilizimit të jelekëve të verdhë, por edhe "dita e zezë e mjekëve" dhe dita e zemërimit kundër reformës së pensioneve.