Shën Petersburgu ndihet i kërcënuar?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93214-shën_petersburgu_ndihet_i_kërcënuar
Mbrojtja Ajrore e Rusisë në zonën ushtarake në perëndim të vendit e ka pajisur veten me sisteme të reja raketash S-400 të cilat do të mbulojnë qytetin e Shën Petersburgut dhe do të jenë gati për luftim nga shkurti i vitit 2020.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2019 17:33 Europe/Tirane
  • Shën Petersburgu ndihet i kërcënuar?

Mbrojtja Ajrore e Rusisë në zonën ushtarake në perëndim të vendit e ka pajisur veten me sisteme të reja raketash S-400 të cilat do të mbulojnë qytetin e Shën Petersburgut dhe do të jenë gati për luftim nga shkurti i vitit 2020.

Qyteti rus i Shën Petersburgut tani është në zonën e mbulimit të S-400, njoftoi Tv Zvezda (Televizioni kombëtar rus i drejtuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes). "Sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore S-400 janë vendosur në pozicion luftarak në rajonin e Shën Petersburg, për të mbrojtur instalimet ushtarake, administrative dhe civile," njoftoi ky burim. "Njësitë e artilerisë dhe skuadronet e Forcave të Armatosura në Zonën Perëndimore Ruse, të pajisura me këtë sistem të ri, qëlluan me sukses nga zona ushtarake Kapustin Yar në rajonin Astrakhan dhe morën pjesë në ushtrime të gjera të forcave bërthamore strategjike të vendit" raporton Zvezda. Sa i përket Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, 16 regjimente janë të pajisura me sistemin e ri të raketave S-400. Sistemi S-400 gjithashtu mbron forcat ajrore ruse në tokën siriane.