Studenti saudit arrestohet për armëmbajtje pa leje në Shtetet e Bashkuara
Policia amerikane ka arrestuar një student saudit për mbajtjen e armëve pa leje.
Policia amerikane e arrestoi pasi mori një raport që një student saudit 28-vjeçar kishte si synim të sulmonte shokët e tij të klasës dhe të kryente vrasje në universitet, sipas gazetës saudite Al-Faisq. Zyra e avokatëve të SH.B.A. akuzoi studentin në Universitetin e New Mexico për posedim të paligjshëm të armës. Zyra e avokatëve të SHBA ka njoftuar se ai do të përballojë deri në 10 vjet burg nëse dënohet. Arrestimi erdhi një javë pasi u arrestua oficeri studentor saudit Muhamed Saeed al-Shamrani, i cili po kryente një trajnim për pilot në Shtetet e Bashkuara. Ai të premten më 6 Dhjetor ka qëlluar ndaj shokëve të klasës së tij në një bazë detare të ushtrisë amerikane në Florida, duke vrarë tre prej tyre. Zyrtarët amerikanë të sigurisë kanë arrestuar 10 studentë sauditë me dyshimin e përfshirjes në këtë sulm.