Pilotët amerikanë kërkojnë mbajtjen e armëve pas sulmit terrorist saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93246-pilotët_amerikanë_kërkojnë_mbajtjen_e_armëve_pas_sulmit_terrorist_saudit
Pas një sulmi terrorist nga një qytetar saudit në bazën detare të ushtrisë amerikane në Pensacola, Florida, pilotët amerikanë kërkuan mbajtjen e armëve për të mbrojtur veten e tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2019 05:24 Europe/Tirane
  • Pilotët amerikanë kërkojnë mbajtjen e armëve pas sulmit terrorist saudit

Pas një sulmi terrorist nga një qytetar saudit në bazën detare të ushtrisë amerikane në Pensacola, Florida, pilotët amerikanë kërkuan mbajtjen e armëve për të mbrojtur veten e tyre.

 

Pilotët amerikanë në një letër drejtuar Kongresit dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë thanë se ata kishin nevojë për një leje për të mbajtur armë në bazat ushtarake për të shpëtuar jetën e tyre. Pilotët amerikanë shpresojnë të mbajnë armë në bazat ushtarake për të parandaluar incidente të ngjashme nga të shtënat me armë zjarri. Shtetasi saudit Muhamed Saeed al-Shamrani, i cili kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara për trajnim për pilot, qëlloi dhe vrau tre persona të premten më 6 Dhjetor, në bazën Detare të Ushtrisë Amerikane në Pensacola. Al-Shamrani më parë kishte kritikuar sistemin amerikan në faqen e tij në Twitter. Kjo nuk është hera e parë që shtetasit sauditë u janë drejtuar akteve terroriste në territorin e SHBA. Në mëngjesin e 11 shtatorit 2001, 15 shtetas sauditë, së bashku me katër të tjerë, rrëmbyen katër avionë udhëtarësh, duke shënuar sulmin më të madh terrorist në historinë amerikane. Sauditët vranë afro 3,000 njerëz duke sulmuar kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York dhe ndërtesën e Pentagonit në Uashington. Incidenti i 11 shtatorit 2001 krijoi një atmosferë të fortë anti-Saudite brenda Shteteve të Bashkuara, por politikanët amerikanë e bënë një sy të verbër kundrejt mendimeve dhe veprimeve me karakter terrorist të Arabisë Saudite për shkak të nevojës së madhe për naftë dhe burimeve financiare saudite.