22 persona të vrarë nga sulmi terrorist në Kongo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93255-22_persona_të_vrarë_nga_sulmi_terrorist_në_kongo
Autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos kanë njoftuar për vrasjen e 22 personave gjatë një sulmi terrorist në provincën lindore të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2019 12:45 Europe/Tirane
  • 22 persona të vrarë nga sulmi terrorist në Kongo

Autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos kanë njoftuar për vrasjen e 22 personave gjatë një sulmi terrorist në provincën lindore të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Al Afrika njoftoi se autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos kanë deklaruar se nga sulmi terrorist që është kryer në qendër të provincës lindore Urintal të këtij vendi, janë vrarë 22 persona dhe janë plagosur 18 të tjerë.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, mbi 150 qytetarë të Republikës Demokratike të Kongës janë vrarë nga sulmet terroriste që nga tetori i vitit 2019.

Autoritetet e Republikës Demokratike të Kongos forcat e koalicionit demokratik IDF i konsiderojnë autorë të këtyre sulmeve terroriste.