Guterres mbështet dërgimin e ndihmave humanitare në Siri
(last modified Tue, 17 Dec 2019 07:52:45 GMT )
Dhjetor 17, 2019 08:52 Europe/Tirane
  • Guterres mbështet dërgimin e ndihmave humanitare në Siri

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka kërkuar vazhdimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Siri.

Antonio Guterres, në një raport për KS të OKB, vuri në dukje se për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri nuk ka opsion më të mirë sesa kufijtë tokësorë. Anëtarët e KS të OKB kanë analizuar vazhdimin e dërgimit të ndihmave humanitare deri në fillim të vitit 2020. Për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri përdoren 4 pika kufitare 2 me Turqinë, 1 me Jordaninë dhe 1 me Irakun. OKB ka deklaruar se duke patur parasysh gjendjen e rënduar humanitare në Siri, 11 milion banorë të këtij vendi kanë nevojë për ndihma humanitare. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags