Sekretari i NATO-s reagon ndaj deklaratave të Macron
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s edhe një herë ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit francez Emanuel Macron për atë se aleanca përballet me një vdekje truri.
Jens Stoltenberg sektari i përgjithshëm i NATO-s gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Stamboll pasi hodhi poshtë deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron për atë se NATO është tru vdekur shtoi se kjo aleancë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mund të kthehet në një organ tepër të madh dhe me ndikim. Mirëpo siç ka thënë edhe ish sekretari i kësaj organizate nëse Amerika nuk zbaton angazhimet e saj dhe ul përgjegjësitë e veta kundrejt kësaj organizate, atëherë vdekja e NATO-s do të jetë e sigurt. Ai deklaroi se nëse Amerika nuk zbaton angazhimet e saj kundrejt NATO-s kjo do të jetë në dëm të aleancës dhe mund të rezultojë me fundin e saj. Amerika është anëtarja kryesore e NATO-s dhe ka kapacitetin e duhur ushtarak për të garantuar NATO-n dhe në këtë mënyrë nëse Donald Trump merr vendim për uljen e angazhimeve të Amerikës në NATO kjo padyshim do të jetë faktor i rrezikshëm për ekzistencën e aleancës.