Merkel: Do të lehtësohet pranimi i refugjatëve në Gjermani
Kancelarja e Gjermanisë ka deklaruar se qeveria ka filluar negociatat me biznesmenët dhe sindikatat e punës së këtij vendi për pranimin e numrit më të madh të emigrantëve joevropianë me aftësi.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Angela Merkel ditën e shtunë në takimin me krerët e sindikatave të punëtorëve dhe biznesmenëve të Gjermanisë, deklaroi: "Dy hapa fondamental të qeverisë për t'u përballur me mungesën e punëtorëve të aftë, është trajnimi i punëtorëve gjermanë dhe përpjekje për të pranuar refugjatët punëtorë të aftë nga Bashkimi Evropian.
Kancelarja e Gjermanisë njëkohësisht, konsideroi të pamjaftueshëm këto dy hapa dhe shtoi: "Gjermania ka nevojë për të pranuar punëtorë edhe nga jashtë Unionit Tregtar të Evropës. Gjermania duhet të paraqitet si një vend tërheqës për jetesën e punëtorëve të huaj".
Politikat e emigracionit të qeverisë së koalicionit konservator-socialdemokrat të Gjermanisë sidomos në vitin 2015, njëkohësisht me hapjen e kufijve të këtij vendi për hyrjen e rreth një milionë emigrantë të huaj kryesisht sirianë, irakianë dhe afganë, janë kritikuar në mënyrë të ashpër nga partitë e ekstremit të djathtë.