Grevistët francezë: S'ka kompromis me Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93314-grevistët_francezë_s'ka_kompromis_me_macron
Versioni makronian i reformës së pensioneve ka bërë që 615,000 njerëz, sipas Ministrisë së Brendshme, dhe 1.8 milion protestues sipas Sindikatave të dalin në protesta dhe greva.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 18, 2019 17:21 Europe/Tirane
  • Grevistët francezë: S'ka kompromis me Macron

Versioni makronian i reformës së pensioneve ka bërë që 615,000 njerëz, sipas Ministrisë së Brendshme, dhe 1.8 milion protestues sipas Sindikatave të dalin në protesta dhe greva.

Protestat u zhvilluan të mërkurën në më shumë se 110 qytete franceze, sipas burimeve të mediave. Protestat kryesore u zhvilluan në qytetet e mëdha si Marseja, Lyon, Tuluzë, Nantes, Bordo, Lille, Caen, Rouen, Montpellier, Brest, Rennes. Në Lyon, demonstruesit vendosën një bllokim të hyrjeve dhe daljeve të portit Edouard-Herriot, duke bllokuar trafikun në rajon. Në mënyrë të ngjashme, bllokimet e rrugëve janë krijuar në disa akse rrugore në qytetin Rennes. Në portin e Nantes  grevistët ndërprenë aktivitetin e disa terminaleve. Aktiviteti i rafinerive në Fos, Donges, Feyzin, Grandpuits dhe La Mède u ndërpre. Si pjesë e këtyre lëvizjeve shoqërore, energjia elektrike u ndërpre në rajone të ndryshme, përfshirë qytetet Gironde, Lyon dhe Bordeaux. Ekonomikisht e nënshtruar ndaj diktateve të autoriteteve financiare, e lidhur ushtarakisht nga Amerika, qeveria e Emmanuel Macron duket se është zhytur në një vorbull të thellë.