Me dhjetëra ish ushtarakë francezë i janë bashkuar ISIS
(last modified Thu, 19 Dec 2019 08:05:17 GMT )
Dhjetor 19, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra ish ushtarakë francezë i janë bashkuar ISIS

Në raportin më të fundit të një prej instituteve franceze, thuhet se me dhjetëra ish ushtarakë francez, mes tyre disa parashutistë i janë bashkuar grupit terrorist ISIS.

Instituti “ Qendra për analizimin e terrorizmit”, shkruan se grupi terrorist ka arritur të thithë pas vetes me dhjetëra ish ushtarakë të ushtrisë franceze. Deri tani janë zbuluar dhe identifikuar të paktën 30 ish ushtarakë francezë të cilët kanë luajtur rol në planet për sulme terroriste të grupit terrorist ISIS. Disa ish ushtarakë francezë gjithashtu janë arrestuar për rolin e tyre në sulme terroriste në Francë ku mes tyre vihen re disa ish komando dhe disa ish parashutistë që kanë qenë liderë të batalioneve të ISIS në Irak dhe në Siri. Sipas qendrës informative të ushtrisë franceze, kjo e fundit po punon për zbulimin dhe parandalimin e bashkimit të ushtarakëve francezë me grupin terrorist ISIS. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të Sirisë nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags