Vazhdojnë protestat dhe grevat e përgjithshme në Francë
Protestat dhe grevat e përgjithshme në Francë kundër ndryshimit të sistemit të pensionimit të këtij vendi, kanë vazhduar për të 11-tën ditë me radhë
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se edhe ditën e enjte funksionimi i transportit urban rrugor dhe hekurudhor të Francës është përballur me shumë probleme.
Ndërkohë një sondazhin e kompanisë kërkimore Elabe, thuhet se është 54 për qind e qytetarëve mbështesin grevat e nisura kundër reformës në fjalë.
Një sondazh i zhvilluar në Francë tregon se më shumë se gjysma e qytetarëve janë kundër reformës së pensioneve të qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.
Në sondazhin e kompanisë kërkimore Elabe, thuhet se është 54 për qind e qytetarëve mbështesin grevat e nisura kundër reformës në fjalë.
Ndërkohë 63 për qind e francezëve duan ndërprerjen e grevave për pushimet gjatë krishtlindjeve dhe vitit të ri.
Ndërsa 46 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë shprehur se qeveria është shkaktare e problemeve të përjetuara lidhur me reformën e pensioneve.
Sipas sondazhit 57 për qind e francezëve janë kundër reformës së pensioneve.
Përderisa Macron dhe qeveria kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga reforma e pensioneve, sindikatat kërkojnë tërheqjen e saj.
Për shkak të grevave që filluan më 5 dhjetor kundër reformës, ka ndërprerje serioze në shërbimet publike, shëndetësore dhe të transportit ku qytetarët janë ata që ‘penalizohen‘ nga kjo situatë.