OKB kritikon Amerikën dhe mbështet marrëveshjen bërthamore
Sekretari i përgjithshëm i OKB në raportin e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes bërthamore, ka shprehur keqardhje për tërheqjen e Amerikës dhe rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.
António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB ditën e enjte në takimin e KS të OKB ka raportuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe sanksionet njëanshme kundër Iranit i ka cilësuar veprim që bie ndesh me qëllimet e përcaktuara në marrëveshjen bërthamore dhe në rezolutën 2231 të KS të OKB. Sekretari I përgjithshëm I OKB vuri në dukje se plani i përbashkët i veprimit sipas marrëveshjes bërthamore është suksesi më i madh i diplomacisë dhe në bazë të rezolutës 2231 të gjitha vendet duhet të kenë tregti të lirë me Iranin. Guterres theksoi se një pjesë e madhe e marrëveshjes bërthamore konsiston në heqjen e sanksioneve kundër Iranit dhe lejimin e këtij vendi për të normalizuar marrëdhëniet e tij tregtare dhe ekonomike. Arkëtari i përgjithshëm i OKB përmendi edhe hapat e Iranit për uljen e zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore që erdhi si rezultat i vendosjes së sanksioneve dhe mos angazhimit konkret të palëve të tjera nënshkruese dhe tha se e rëndësishme është fakti që të gjitha hapat e Iranit janë të rikthyeshme në gjendjen e mëparshme.