Pompeo dhe Maas bisedojnë për situatën në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93385-pompeo_dhe_maas_bisedojnë_për_situatën_në_libi
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për situatën në Libi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2019 14:08 Europe/Tirane
  • Pompeo dhe Maas bisedojnë për situatën në Libi

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për situatën në Libi, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas thuhet se kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me shkeljen e embargos së armëve dhe rritjen e numrit të mercenarëve të përfshirë në luftimet në Libi.

Ndërkohë presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se Rusia sponsorizon mercenarët në Libi. Këto komente ai i ka bërë teksa ka mbrojtur marrëveshjen e arritur ndërmjet Ankarasë dhe Qeverisë libiane, që udhëhiqet nga Fajez Serraxh dhe që mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Konflikti në Libi nisi më 2011, pas një revolte të armatosur që çoi në rrëzimin nga pushteti të Moamer Gaddafit.

Në Libi aktualisht janë dy qeveri: ajo që mbështetet nga OKB-ja e që është me seli në Tripoli dhe që udhëhiqet nga Fajez Serrxhj dhe qeveria tjetër që udhëhiqet nga komandanti Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite mbështetin qeverinë e Haftarit, ndërkaq Katari dhe Turqia mbështesin qeverinë në Tripoli.