Pompeo kritikon Rusinë dhe Kinën për veton në rezolutën kundër Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93402-pompeo_kritikon_rusinë_dhe_kinën_për_veton_në_rezolutën_kundër_sirisë
Sekretari amerikan i shtetit ka kritikuar veton e përdorur nga Rusia dhe Kina kundër një rezolutë të përpiluar kundër Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2019 05:17 Europe/Tirane
  • Pompeo kritikon Rusinë dhe Kinën për veton në rezolutën kundër Sirisë

Sekretari amerikan i shtetit ka kritikuar veton e përdorur nga Rusia dhe Kina kundër një rezolutë të përpiluar kundër Sirisë.

Mike Pompeo, e ka quajtur të turpshëm përdorimin e të drejtës së vetos nga ana e Rusisë dhe Kinës kundër kësaj rezolutë. Rusia dhe Kina ditën e premte në takimin e KS të OKB kanë vendosur veton kundër një rezolute të përbashkët të propozuar nga Belgjika, Gjermania dhe Kuvajti për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri. Rezoluta propozonte dërgimin e ndihmave humanitare në Siri nëpërmjet pikave kufitare nga Turqia dhe Iraku, pa pasur nevojën për të marrë lejë nga qeveria siriane. Rusia dhe Kina përpara votimit të kësaj rezolute, atë e kanë quajtur metodë për të keqpërdorur gjendjen humanitare në Siri dhe theksuan se kjo është shkelje e sovranitetit të Sirisë. Vendet perëndimore shumë herë me pretekstin e dërgimit të ndihmave humanitare kanë dërguar armatime dhe pajisje ushtarake për terroristët në Siri. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.