Në Francë ndërpritet aktiviteti i një rafinerie të rëndësishme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93453-në_francë_ndërpritet_aktiviteti_i_një_rafinerie_të_rëndësishme
Në vazhdim të protestave të përgjithshme kundër politikës së reformave të qeverisë së Francës për ligjin e pensionimit, është ndërprerë puna e një prej rafinerive kyçe të naftës në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2019 12:48 Europe/Tirane
  • Në Francë ndërpritet aktiviteti i një rafinerie të rëndësishme

Në vazhdim të protestave të përgjithshme kundër politikës së reformave të qeverisë së Francës për ligjin e pensionimit, është ndërprerë puna e një prej rafinerive kyçe të naftës në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se sindikata e punëtorëve të Francës ditën e hënë ka votuar pro ndalimit të prodhimit në një prej rafinerive më të rëndësishme të naftës në Francë e cila plotëson nevojat e Parisit dhe rajoneve rreth tij.

Në bazë të këtij vendimi, ndërpritet aktiviteti në rafinerinë e naftës "Grand Puitz" të kompanisë "Total" dhe në depon e karburanteve që ndodhet në juglindje të Parisit.

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, disa ditë më parë ka kërkuar nga sindikatat e transportit që t'i japin fund grevave të tyre me qëllim që të parandalohen problemet dhe bllokadat gjatë udhëtimeve për fetat të Krishtlindjeve.

Mirëpo grevistët e Francës janë aq të zemëruar me planet e presidentit Macron, saqë kanë vendosur ta përdorin masivisht festën e Krishtlindjeve për të zbatuar kërkesat e tyre

Fokusi kryesor është në transportin hekurudhor. Asnjë ndryshim thelbësor nuk pritet, bëri të ditur SNCF-ja. Madje aleanca e sindikatave po zgjerohet gjithnjë e më shumë: me shoqatat e sindikatave CGT, FO dhe SUD, të cilat kanë qenë në grevë deri tani, janë bashkuar ndërkohë nga punonjësit e sindikatës së moderuar të hekurudhave CFDT.