Avionët e gjeneral Haftar sulmojnë kryeqytetin
Dhjetor 25, 2019 05:21 Europe/Tirane
Avionët e ushtrisë së varur nga gjeneral Haftar në Libi, kanë sulmuar Tripolin kryeqytetin e vendit.
Në këtë sulm 4 persona janë vrarë dhe 3 janë plagosur. Ushtria kombëtare e Libisë e kryesuar nga gjeneral Khalifa Haftar, që ka mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit, EBA dhe disa vendeve perëndimore dhe lindore, mban nën kontroll pjesën e lindjes së Libisë dhe prej kohësh ka nisur sulmet në veri të vendit. Haftar prej prillit të këtij viti ka dhënë urdhër për nisjen e sulmeve kundër kryeqytetit, veprim që është dënuar nga Bashkësia Ndërkombëtare. Që nga ajo kohë e deri tani në Tripoli janë vrarë 1090 persona dhe plagosur të paktën 5700 të tjerë.
Tags