Tunizia i thotë 'jo' Erdoganit
Presidenti tunizian refuzoi të jetë pjesë e ndonjë koalicioni që supozohet të mbështesë qeverinë e unitetit kombëtar (GNA) në Libi kundër Marshall Haftarit të mbështetur nga Rusia.
Ministria e Brendshme e qeverisë libiane të unitetit kombëtar e mbështetur nga Turqia njoftoi sot se GNA do t'i rezistonte Ushtrisë Kombëtare Libiane (ANL) si pjesë e një koalicioni Tunizi-Turqi-Algjeri. Sidoqoftë, presidenti tunizian shpejtoi për të deklaruar të enjten, 26 dhjetor, se vendi i tij nuk do të ishte kurrë anëtar i ndonjë koalicioni dhe se ai nuk do të pranonte që vendi i tij të qeveriset nga një shtet tjetër. Të Mërkurën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri një vizitë të papritur në Tunis, ku diskutoi me homologun e tij tunizian për konfliktin në Libi dhe tensionet rajonale. Duke komentuar raportet për praninë e mercenarëve sudanezë dhe forcave ruse përkrah forcave pro-Haftar, Erdogan tha: "Pyes veten se çfarë po bëjnë ata në Libi dhe në çfarë logjike këta 5,000 sudanezë dhe këta 2,000 të tjerë nga kompania ruse Wagner janë atje. Çfarë duhet të bëjnë ata atje dhe cilat janë lidhjet e tyre? " Presidenti Erdogan i pyetur mbi dërgimin e mundshëm të ushtarëve turq në Libi iu përgjigj: "Asnjëherë nuk kemi qenë atje ku nuk kemi qenë të ftuar. Nëse do të jemi të ftuar, do ta studiojmë ftesën". Sa i përket mbështetjes së Turqisë për qeverinë e GNA, Dmitri Peskov zëdhënësi i presidentit rus tha se ndërhyrja nga një vend i tretë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Libi, njoftoi të enjten Sputnik.