Reagimi i Kinës ndaj veprimeve të Amerikës
Dhjetor 28, 2019 09:24 Europe/Tirane
Zëdhënësi i ushtrisë kineze Wu Qian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos zbatojnë klauzola negative të lidhura me Kinën në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.
Akti për vitin fiskal 2020 përfshin elementet negative lidhur me Tajvanin, Hong-Kongun dhe Xinjiang-un. Zëdhënësi i ushtrisë kineze tha se klauzolat përkatëse pasqyrojnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë, i cili thekson prapëseprapë konkurrencën Kinë-ShBA dhe sensibilizon të ashtuquajturin "kërcënimi ushtarak nga Kina". Ai paralajmëroi se këto klauzola negative minojnë zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake Kinë-ShBA dhe dëmtojnë besimin reciprok e bashkëpunimin dypalësh.
Tags