Guterres dënoi sulmin terrorist në Somali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93567-guterres_dënoi_sulmin_terrorist_në_somali
Sekretari i Përgjithshëm i OKB të shtunën dënoi një sulm terrorist në Mogadisho kryeqytetin e Somalisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2019 03:04 Europe/Tirane
  • Guterres dënoi sulmin terrorist në Somali

Sekretari i Përgjithshëm i OKB të shtunën dënoi një sulm terrorist në Mogadisho kryeqytetin e Somalisë.

Në një deklaratë që dënon sulmin terrorist, Antonio Guterres shprehu solidaritet ndaj qeverisë dhe kombit somalez dhe familjeve të viktimave të këtij krimi, raportoi IRNA. Deri më tani, shumë vende, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, kanë dënuar sulmin terrorist ku mbi 90 njerëz u vranë dhe me dhjetëra u plagosën nga sulmi me autobombë në kryeqytetin e Somalisë Mogadisho. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësi për shpërthimin, por grupi terrorist al-Shabaab ka të ngjarë të jetë përgjegjës për sulmin në fjalë. Al-Shabaab, është një grup terrorist i lidhur me al-Kaidën. Ai deri më tani ka marrë përgjegjësinë për shumicën e sulmeve me bombave dhe sulmeve terroriste të kryera në Somali dhe vendet fqinje. Ky grupi terrorist përpiqet të rrëzojë qeverinë qendrore të Somalisë që nga viti 2007.