Protesta në Francë në ditën e parë të vitit të ri
Negociatat mes kryeministrit dhe unionit të sindikatave të punëtorëve në Francë do të rinisin më 7 janar ndërkohë që grevat dhe protestat në këtë vend do të vazhdojnë.
Me vazhdimin e protestave dhe grevave në Francë, sistemi i transportit publik në këtë vend është futur në një kaos, njofton agjencia Francë 24. Sipas vendimit të sindikatave nga 3 trena të shpejtë do të funksionojë vetëm 1 dhe nga 10 trena të tjerë me shpejtësi normale do të funksionojnë vetëm 4 prej tyre. Pas mesazhit të presidentit francez Emanuel Macron për vazhdimin e planit të tij për reformën në sistemin e pensioneve, në rrjetet sociale është përhapur shumë hashtagu me kërkesën “ Macron jep dorëheqjen”. Programi i presidenti francez për reformën në pensione ka ngjallur kritika të gjera në mesin e popullit francez.