Rusia dënon terrorin ( vrasjen ) e gjeneral Kasem Sulejmani
Ministria e jashtme e Rusisë pasi dënoi martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare, ka shprehur ngushëllime për kombin iranian.
Ministria e jashtme e Rusisë me anë të një deklarate ka thënë: Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare me sinqeritet është përpjekur për interesat kombëtar të kombit iranian. Ministria e jashtme e Rusisë gjithashtu i ka shprehur ngushëllime kombit iranian për martirizimin e gjeneralit legjendar Kasem Sulejmani. Përveç kësaj Konstantin Kosachev, kryetari i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Duman ruse, duke reaguar ndaj aktit kriminal të Amerikës në terrorin e gjeneral Kasem Sulejmani, ka thënë: Reagimi i Iranit dhe përgjigjja e prerë ndaj amerikanëve nuk do të zgjasë shumë. Garda revolucionare e Iranit sot ka konfirmuar martirizimin e gjeneral Kasem Sulejmani në një sulm kriminal të Amerikës në Irak. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare, u martirizua sot pas një sulmi agresor dhe terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit.