Lavrov: Vrasja e gjeneral Solejmani, shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë theksoi se vrasja e gjeneral Kasem Solejmani, do të rezultojë me një fazë të re të tensioneve në rajon.
Agjencia e lajmeve Tas njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo, në lidhje me vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, deklaroi: "Veprimi objektiv i Uashingtonit në vrasjen e një autoriteti të lartë ushtarak iranian në territorin e një vendi të tretë, është shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtar dhe është veprim i dënuar".
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë gjithashtu ka kërkuar nga autoritetet e Uashingtonit që të heqin dorë nga metodat e paligjshme ushtarake për zgjidhjen e çështjeve dhe t'i zgjidhin problemet në tryezën e bisedimeve.