Mark A. Milley vazhdon me deklarata luftënxitëse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93728-mark_a._milley_vazhdon_me_deklarata_luftënxitëse
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Amerikës pretendoi se po bënë përpjekje për reduktimin e veprimeve të mundshme të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 04, 2020 12:44 Europe/Tirane
  • Mark A. Milley vazhdon me deklarata luftënxitëse

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Amerikës pretendoi se po bënë përpjekje për reduktimin e veprimeve të mundshme të Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se gjeneral Mark A. Milley, shefi i shtabit të përgjithshëm të Amerikës, ditën e shtunë deklaroi: "Pas vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ekziston rreziku për shtimin e tensioneve".

Në lidhje me arsyen e këtij veprimi kriminel dhe terrorist të ushtrisë amerikane në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, gjeneral Mark A. Milley pretendoi se ai ishte programuar sulme kundër interesave të Amerikës në rajon dhe duhej të eliminohej!