Trump kërcënon Irakun me sanksione të rënda
Presidenti amerikan duke reaguar ndaj planit të miratuar nga parlamenti irakian për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku, ka kërcënuar Bagdadin me vendosjen e sanksioneve të ashpra.
Donald Trump deklaroi se Amerika do të tërheqë trupat e saj nga Iraku vetëm në kohën kur Bagdadi të paguajë shpenzimet e ndërtimit të bazave ushtarake amerikane në këtë vend. Trump deklaroi se Amerika ka një bazë super të shtrenjtë në Irak dhe shtoi: Ne nuk largohemi nga Iraku vetëm në rast se irakianët paguajnë shpenzimet. Trump ka folur për bazën ushtarake Belad që ndodhet 50 km në veri të Bagdadit. Shumica e deputetëve të Parlamentit të Irakut në seancën e votimit të djeshëm, kanë miratuar projektligjin për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku. Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Parlamenti i Irakut në seancën e votimit, ka miratuar planin për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku. Deputetët e Parlamentit të Irakut disa çaste para fillimit të seancës së votimit për projektligjin e largimit të forcave ushtarake të huaja nga ky vend, kanë hedhur edhe slogane "Vdekje për Amerikën" dhe "Vdekje për regjimin sionist". Kanali televiziv Sulmerija News njoftoi: "Deputetët irakianë para seancës së votimit kanë hedhur sloganin "Amerika shporru jashtë dhe Iraku është i lirë" dhe ky ishte slogani më i rëndësishëm në seancën e sotshme të Parlamentit të Irakut". Deputetët irakianë kanë kërkuar largimin e menjëhershëm të forcave ushtarake amerikane nga Iraku dhe kanë hedhur sloganin "Jo, Jo Amerikës e Sionizmit! Po, Po martirëve".