Pelosi kërkon nga qeveria e Trump të japë fund veprimeve provokuese
Kryetarja e Kongresit të Amerikës duke shprehur shqetësime nga sulmet hakmarrëse të Iranit, ka kërkuar nga qeveria e Donald Trump që t’u japë fund veprimeve provokuese.
Nancy Pelosi këtë kërkesë i ka bërë qeverisë së Donald Trump në orët e para të së mërkurës pas sulmeve hakmarrëse të Republikës Islamike të Iranit për shkak të sulmit terrorist të Amerikës që vrau në mënyrë frikacake gjeneral Kasem Solejmanin, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit.
Nancy Pelosi ka deklaruar: “Nga afër po vëzhgoj situatën në të cilën janë sulmuar forcat amerikane në Irak. Ne duhet të sigurohemi për sigurinë e personelit tonë dhe kjo përfshinë dhënien fund të veprimeve provokuese të panevojshme të autoriteteve të qeverisë dhe kërkojmë nga Iranit fundin e këtyre veprimeve të dhunshme. Amerika dhe bota nuk ka mundësi të përballojë një luftë tjetër”.