Baza Ajnul Asad ( Syri i Luanit), çfarë dini?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93856-baza_ajnul_asad_(_syri_i_luanit)_çfarë_dini
Baza ushtarake Ajnul Asad e cila u sulmua sot me raketat e Gardës Revolucionare në operacionin Martir Kasem Sulejmani dhe me kodin “ Ja Zahra (sa)”, ndodhet në provincën Anbar 160 km në perëndim të Bagdadit. Kjo bazë u përket forcave amerikane dhe irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2020 06:50 Europe/Tirane
  • Baza Ajnul Asad ( Syri i Luanit), çfarë dini?

Baza ushtarake Ajnul Asad e cila u sulmua sot me raketat e Gardës Revolucionare në operacionin Martir Kasem Sulejmani dhe me kodin “ Ja Zahra (sa)”, ndodhet në provincën Anbar 160 km në perëndim të Bagdadit. Kjo bazë u përket forcave amerikane dhe irakiane.

Ajnul Asad është një bazë nga e cila është drejtuar operacioni për të sulmuar gjeneral Kasem Sulejmanin dhe Abu Mehdi Muhandes. Për këtë arsye forcat iraniane sulmuan pikërisht këtë bazë në të njëjtën orën duke lëshuar 15 raketa. Kjo bazë në kohën e operacionit për çlirimin e Irakut dhe rrëzimin e Sadamit, ka qenë baza e dytë më e madhe e forcave amerikane në Irak. Sekretari amerikan i shtetit, vitin e kaluar ka deklaruar se në të gjithë Irakun gjenden 5 mijë forca amerikane, mirëpo nuk dihet se sa forca amerikane ndodhen në bazën Ajnul Asad dhe sa në bazat e tjera. Baza Ajnul Asad përfshin një territor shumë të madh që krahasohet me zonën e gjelbër në Bagdad. Pamjet ajrore tregojnë se në këtë bazë janë vendosur shumë avionë, helikopterë dhe pajisje të tjera ushtarake amerikane. Rëndësia e kësaj baze për qeverinë amerikanë është në atë masë saqë presidenti amerikan më 26 dhjetor 2018 së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vizitoi bazën Ajnul Asad në formë të papritur dhe pas krishtlindjeve edhe Mike Pompeo vizitoi këtë bazë. Xhorxh Bush dhe Kondoliza Rice ish president dhe ish sekretare e shtetit, në vitin 2007 kanë vizituar këtë bazë. Përveç kësaj kjo bazë ushtarake është vizituar nga shumë personalitete dhe figura të njohura politike të cilët janë takuar me forcat amerikane. Në fillim kjo bazë është quajtur Kadesie që është marrë nga emri i luftës historike mes iranianëve dhe arabëve. Irakianët kanë nisur ndërtimin e kësaj baze në vitin 1981 dhe atë e kanë përfunduar në vitin 1987. Në atë kohë për ndërtimin e bazës janë shpenzuar 280 milion dollarë. Kjo është një prej 5 bazave që kanë ndërguar irakianët pas luftërave mes arabëve dhe Izraelit në vitin 1967. Kjo bazë ka kapacitet të strehojë dhe plotësojë nevojat për 5 mijë forca ushtarake. Baza ka pishinë, qendrën e zyrave, postën, sallë trajnimi fizik, restorant, fushë futbolli, salla sportive, kinema, bibliotekë, shkolla, një spital dhe një qendër mjekësore, si dhe shumë mundësi të tjera për të cilat ka nevojë një amerikan. Duke qenë se baza në fillim është ndërtuar për irakianët, brenda saj ndodhet edhe një xhami. Uji i pijshëm për ushtarët amerikanë filtrohet brenda në këtë bazë ajrore. Mundësitë ushtarake të kësaj baze përfshijnë aeroportin ajror, tunelet dhe bunkerët, vende strehimi kundër raketave dhe për avionët bombardues dhe avionët luftarakë. Përpara se Amerika të sulmonte Irakun në vitin 2003 në këtë bazë kishte 3 njësi ajrore të avionëve Mig-221 dhe Mig-23. Mirëpo pas sulmit të Amerikës në këtë bazë janë vendosur forcat speciale ajrore të Australisë të cilët kanë bashkëpunuar me Amerikën. Më pas njësiti ajror i kësaj baze i është dorëzuar forcave amerikane. Baza ajrore Ajnul Asad, është baza më e madhe ajrore e Amerikës në perëndim të Irakut dhe prej saj konsiderohet njëlloj si zona e gjelbër e Bagdadit. Në kohën kur zonat përreth bazës Ajnul Asad ishin të trazuara, kjo bazë ka ruajtur qetësinë dhe qasja ajrore në të ka qenë e lehtë. Në kohën kur nisi tërheqja e forcave amerikane nga Iraku, baza Ajnul Asad vazhdoi të qëndrojë nën kontrollin dhe pushtimin e Amerikës. Në vitin 2009 dhe 2010 Amerika ka tërhequr një pjesë të trupave të saj nga kjo bazë. Marinsat amerikanë në Irak në mars të vitit 2010 i kanë dhënë fund misionit të tyre në Irak dhe më 31 dhjetor të vitit 2010 u përqendruan të gjithë në këtë bazë. Baza Ajnul Asad në vitin 2011 në formë të plotë i është dorëzuar qeverisë së Irakut dhe pas kësaj u kthye në qendrën e brigadë së 7 të ushtrisë irakiane. Në vitin 2014 amerikanët me pretekstin e luftës kundër ISIS u kthyen edhe një herë në këtë bazë. Pas kësaj baza është sulmuar disa herë nga terroristët e ISIS të krijuar nga vetë Amerikë. Në fillim të vitit 2015, grupi terrorist ISIS uzurpoi një zonë në afërsi të kësaj baze ushtarake dhe ka kryer disa sulme ndaj bazës Ajnul Asad. Amerika me anë të koalicionit të quajtur ndërkombëtar anti-ISIS, u kthye në bazën Ajnul Asad për të luftuar gjoja kundër ISIS. Edhe pse grupi terrorist ISIS u zhduk dhe u eliminua nga shërbimi i jashtëzakonshëm i gjeneral Kasem Sulejmani i cili në një letër dërguar liderit suprem, zyrtarisht njoftoi fundin e shtetit të ISIS, forcat amerikane dhe ato angleze nuk hoqën dorë nga Iraku dhe për të plotësuar interesat e tyre në destabilizimin e rajonit qëndruan dhe ruajtën pozicionet e tyre në Irak. Pasi parlamenti irakian votoi për dëbimin dhe largimin e  forcave amerikane nga Iraku, presidenti amerikan me arrogancë të plotë deklaroi se Amerika nuk i lëshon bazat e saj në Irak dhe nëse qeveria irakiane dëshiron që ushtarët amerikanë të largohen nga Iraku, ajo duhet të paguajë miliarda dollarë të shpenzuar për ndërtimin e bazës Ajnul Asad.