Amerikanët kanë frikë nga zbulimi i viktimave në bazën Ajnul-Asad
Amerikanët po parandalojnë që agjentët e inteligjencës irakiane të hyjnë në bazën Ajnul-Asad nga frika e zbulimit të viktimave të sulmit raketor të Iranit.
Siç njofton sajti informativ irakian Al-Ahad, burimet e inteligjencës irakiane thanë se pas operacioneve raketore iraniane, trupat amerikane të stacionuara në bazën Ajnul-Asad në provincën Anbar i ndaluan agjentët e inteligjencës irakiane që t'i afroheshin kësaj baze. Administrata amerikane pretendoi se në sulmin raketor të Gardës Revolucionare të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak nuk ka pasur viktima, por dëshmitarët okularë kanë vërejtur ambulanca dhe helikopterë të shumë amerikanë që mendohet se kanë transferuar të vrarët dhe të plagosurit. Sipas një burimi të afërt me Gardën Revolucionare, njëzet pika të ndjeshme të bazës Ajnul-Asad u goditën nga raketat e Gardës Revolucionare dhe u shkatërruan një numër i konsiderueshëm i dronëve dhe helikopterëve amerikanë.