224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93876-224_ushtarë_të_plagosur_amerikanë_janë_transferuar_në_tel_aviv
224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv, tha një reporter i së përditshmes izraelite Haaretz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2020 16:54 Europe/Tirane
  • 224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv?

224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv, tha një reporter i së përditshmes izraelite Haaretz.

Jack Khoury, një gazetar në të përditshmen izraelite Haaretz, njoftoi se 224 ushtarë amerikanë ishin plagosur gjatë sulmit raketor iranian kundër bazës amerikane Ain al-Asad, në një përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Kasem Soleimani. "Një orë më parë, 224 ushtarë amerikanë, të plagosur në një sulm me raketa iraniane, u transferuan në Tel Aviv me një aeroplan amerikan dhe ata u pranuan në spital," tha Jack Khoury. Llogaria në Twitter e Jack Khoury u bllokua disa minuta pasi postoi këtë tweet. Agjensia e lajmeve Fars, duke cituar një burim të afërt me Inteligjencën e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, njoftoi se të paktën 80 ushtarë amerikanë ishin vrarë dhe rreth 200 të tjerë ishin plagosur.