224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv?
224 ushtarë të plagosur amerikanë janë transferuar në Tel Aviv, tha një reporter i së përditshmes izraelite Haaretz.
Jack Khoury, një gazetar në të përditshmen izraelite Haaretz, njoftoi se 224 ushtarë amerikanë ishin plagosur gjatë sulmit raketor iranian kundër bazës amerikane Ain al-Asad, në një përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të lartë iranian Kasem Soleimani. "Një orë më parë, 224 ushtarë amerikanë, të plagosur në një sulm me raketa iraniane, u transferuan në Tel Aviv me një aeroplan amerikan dhe ata u pranuan në spital," tha Jack Khoury. Llogaria në Twitter e Jack Khoury u bllokua disa minuta pasi postoi këtë tweet. Agjensia e lajmeve Fars, duke cituar një burim të afërt me Inteligjencën e Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, njoftoi se të paktën 80 ushtarë amerikanë ishin vrarë dhe rreth 200 të tjerë ishin plagosur.