Fillojnë bisedimet Putin-Merkel
Presidenti i Rusisë dhe kancelarja e Gjermanisë sot kanë filluar bisedimet e tyre në Pallatin e Kremlinit.
Takimi i Vladimir Putin dhe Angela Merkel ka filluar sot (të shtunën) pasdite dhe të dy palët do të bisedojnë në lidhje me çështjeje ndërkombëtare si situata në rajonin e Gjirit Persik pas vrasjes së gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë një sulmi terrorist dhe kriminal të Amerikës, konfliktin në Libi, Ukrainë, Siri dhe Irak.
Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, sot do të bisedojë me Vladimir Putin në lidhje me një grumbull çështjesh në kohën kur siç duket kjo vizitë ka rëndësi të jashtëzakonshme për gjermanët, sepse Gjermania dhe Rusia edhe pse kanë disa mosmarrëveshje në lidhje me situatën në Siri dhe Ukrainë, por kanë qëndrime të njëjta në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, transferimin e gazit të Rusisë në Gjermani dhe politikën e njëanshme të Amerikës në botë.
Sipas asaj që më parë ka deklaruar zyra informuese e Pallatit të Kremlinit, liderët e Rusisë dhe Gjermanisë në këtë takim po bisedojnë edhe në lidhje me shtimin e tensioneve në Lindjen e Mesme si pasojë e sulmit ajror të Amerikës në aeroportin e Bagdadit, por mediat gjermane pretendojnë se të dy palët kanë mbi tryezën e bisedimeve një grumbull të madh të çështjeve dhe nuk është vetëm çështja e shtimit të tensioneve të Lindjen e Mesme si arsye e vizitës së Merkel në Moskë sepse kjo vizitë ishte planifikuar para shtimit të tensioneve mes Amerikës dhe Iranit.