Putin dhe Merkel theksojnë rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore
Presidenti i Rusisë dhe kancelaria e Gjermanisë në një konferencë të përbashkët shtypi e kanë quajtur të domosdoshëm ruajtjen e marrëveshjes bërthamore.
Vladimir Putin president i Rusisë në konferencën e përbashkët shtypi me Angela Merkel kancelarë e Gjermanisë deklaroi: Marrëveshja bërthamore me Iranin duhet ruajtur dhe Rusia dhe gjermania kërkojnë që kjo marrëveshje të qëndrojë dhe Evropa duhet të mbështesë iranian. Putin gjithashtu ka kërkuar nisjen e punës së sistemit INSTEX. Angela Merkel kancelare e Gjermanisë edhe një herë theksoi përpjekjet për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore dhe pa përmendur pasivitetin e evropianëve në zbatimin e zotimeve të tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore deklaroi se të gjitha palët kanë përgjegjësi që të përpiqen për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2019, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.