Anulohet vendimi për dënim me vdekje kundër Musharrafit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i93989-anulohet_vendimi_për_dënim_me_vdekje_kundër_musharrafit
Një gjykatë në Pakistan ka përmbysur vendimin për dënim me vdekje për ish-presidentin, Pervez Musharraf, duke e cilësuar këtë proces jokushtetues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2020 14:48 Europe/Tirane
  • Anulohet vendimi për dënim me vdekje kundër Musharrafit

Një gjykatë në Pakistan ka përmbysur vendimin për dënim me vdekje për ish-presidentin, Pervez Musharraf, duke e cilësuar këtë proces jokushtetues.

Gjenerali Musharraf ka sfiduar formimin e Gjykatës Speciale, që e ka shpallur atë fajtor për tradhti në dhjetor të vitit të kaluar. Të hënën, Gjykata Supreme në Lahore ka mbështetur gjeneralin në mërgim, që ka fituar pushtetin më 1999 përmes një puçi ushtarak dhe ka qenë president në periudhën 2001-2008. Prokurori ka thënë se vendimi nënkupton që gjenerali Musharraf është “njeri i lirë”. Megjithatë, ky rast mund të dërgohet sërish në rigjykim. Akuza e Gjykatës Supreme ka qenë në pritje nga viti 2013. Ajo ka të bëjë me vendimin që gjenerali Musharraf pati marrë në vitin 2007 për të pezulluar kushtetutën, kur ka shpallur gjendje emergjente me qëllim të zgjatjes së mandatit të tij. Dy nga tre gjyqtarë në gjykatën speciale e shpallën Musharrafin fajtor, duke shënuar herën e parë që një ish-drejtues i forcave të armatosura u përball me një dënim të tillë në Pakistan. Ushtria ka një ndikim të fortë në Pakistan dhe oficerët e vjetër shpesh konsiderohen të imunizuar nga ndjekja penale.