Manovër e rrezikshme e një avioni amerikan mbi bazën ruse
Një aeroplan ushtarak i Marinës amerikane kreu një manovër të rrezikshme pranë aeroplanit që transportonte Ministrin e Mbrojtjes të Rusisë në brigjet siriane.
Burime ruse thanë që një aeroplan ushtarak amerikan kreu një manovër të rrezikshme pranë aeroplanit të Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse gjatë ngritjes së tij nga baza ajrore e Hmeimim. Avioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara jo vetëm që ishte në një distancë e shkurtër nga rruga e fluturimit të avionit ushtarak të transportit An-124, por gjithashtu fluturoi drejtpërdrejt përballë tij. "Tani për tani, ne jemi duke monitoruar nga afër veprimtarinë e dyshimtë ushtarake rreth Sirisë. Avionët amerikanë janë në misione vëzhguese mbi instalimet ushtarake ruse në Siri dhe fluturojnë afër aeroplanëve të transportit ushtarak rus", shkroi faqja ruse Avia.pro e afër me Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Sipas fotografisë së publikuar nga faqja ushtarake ruse, avioni ushtarak amerikan Boeing P-8 Poseidon ishte disa dhjetëra kilometra larg An-124 rus dhe nuk përbënte një kërcënim. Por nëse ky afrim vlerësohet i rrezikshëm, kjo ishte sepse Boeing P-8 Poseidon u drejtua direkt në bazën ajrore Hmeimim nën maskën e një aeroplani rus për të ekzaminuar efektin e radarëve në sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, thotë Avia.pro. Ky është konfrontimi i dytë ruso-amerikan në më pak se një javë. Të Premten, Marina e SHBA akuzoi Marinën Ruse se "në mënyrë agresive" iu afrua destrojerit USS Farragut në pjesën veriore të Detit të Omanit.