Vazhdojnë protestat në Francë
Rrugët e Parisit edhe ditën e martë kanë përjetuar protestat e mijëra banorëve kundër politikave ekonomike të qeverisë.
Protestat në Francë janë futur në ditën e 41-të ku francezët protestojnë kundër ligjit të pensioneve. Këtyre protestave u janë bashkuar edhe disa parti politike të cilat kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Emanuel Macron president i Francës ditën e martë edhe një herë është shprehur i vendosur për zbatimin e reformave në ligjin e pensioneve dhe ndjekjen e çështjes në parlament. Me mijëra mësues, punonjës të shtetit, punonjës të hekurudhave dhe të spitaleve prej 3 dhjetor 2019 janë futur në grevë dhe protesta kundër reformës në pensione. Kjo është një prej grevave dhe protestave më të mëdha të dekadave të fundit në Francë.