Mjekët francezë japin dorëheqje
Protestat kundër politikave të qeverisë së Francës dhe formimi i lëvizjes protestuese "Jelek Verdhët", si dhe grevat kundër reformave të sistemit të pensionimit, kanë përfshirë edhe mjekët e këtij vendi.
Radio RTL njoftoi se mjekët francezë duke protestuar kundër kushteve të vështira të punës dhe mungesës së forcës njerëzore nga njëra anë dhe mungesës së pajisjeve në spitalet shtetërore të këtij vendi nga ana e tjerë, kanë deklaruar se dëshirojnë të japin dorëheqja nga puna e tyre.
Kjo është hera e dytë që përgjatë më pak se dy muajve të kaluara, mjekët e spitaleve shtetërore në koordinim me protestat dhe grevat kundër reformave në sistemin e pensionimit në këtë vend, por protestojnë për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre.
Ky lajm publikohet në kohën kur me tërheqjen e qeverisë së Francës nga disa programe të saj ku përfshihet edhe heqjen e moshës kryesore për pensionim nga 62 në 64 vjeç në reformat e rrogës së pensionistëve, Edvard Filip, kryeministri i Francës, ka kërkuar nga protestuesit që t'i japin fund këtyre grevave.
Sindikatat e punëtorëve dy ditë më parë ka njoftuar për rifillimin e grevave që nga dita e enjte më 16 janar.
Vlen të theksohet se spitalet shtetërore të Francës që nga viti 2005 e deri më tani janë detyruar të reduktojnë 9 miliardë euro nga shpenzimet e tyre.