Amerika shqyrton ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Irakun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94039-amerika_shqyrton_ndërprerjen_e_ndihmave_ushtarake_për_irakun
Uashingtoni ka deklaruar se në rast se Bagdadi do të kërkojë largimin e ushtarëve amerikanë nga ky vend, Uashingtoni do të shqyrtojë ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Irakun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2020 12:48 Europe/Tirane
  • Amerika shqyrton ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Irakun

Uashingtoni ka deklaruar se në rast se Bagdadi do të kërkojë largimin e ushtarëve amerikanë nga ky vend, Uashingtoni do të shqyrtojë ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Irakun.

Gazeta "Wall Street Journal" të mërkurën në mëngjes në një raport të saj duke cituar burime të informuar, ka shkruar: "Qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, po shqyrton ndërprerjen e ndihmës 250 milionë dollarë nga ndihmat ushtarake të Amerikës për Irakun në rast të vendimit të Bagdadit për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Iraku".

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në e-mailat që ka vendosur në dispozicion të kësaj gazete, kanë filluar bisedimet në lidhje me buxhetin përkatëse me ndihmat ushtarake ndaj Irakut.

Këto e-maile tregojnë se drejtoria për Lindjen e Mesme në Departamentin Amerikan të Shtetit synon ndërprerjen e ndihmave ushtarake në vlerë 250 milionë dollarë të Amerikës për Irakut gjatë këtij vendi.

Sipas këtij raporti, kjo zyrë gjithashtu prioritet ka vendosur edhe mendimin e zyrës për administrim dhe buxhet të Shtëpisë së Bardhë për heqjen e kërkesës për ndihmë 100 milionë dollarë për vitin 2021 ndaj Irakut.